Dita Botërore e Astmës, rastet rriten me 50% në 10 vitet e fundit
Astma bronkiale dhe alergjitë po shtojnë çdo ditë e më shumë persona në radhët e tyre. Në ditën botërore të astmës, e cila është një sëmundje kronikë me impakt të madh social, mjekët thonë se shifrat janë rritur me 50% në një dekadë.
“Një në katër fëmijë vuajnë nga sëmundjet alergjike. Ka një rritje të incidencës me 50% në 10 vite, pra çdo dekadë rritet me 50%”, tha Mehmet Hoxha shef i shërbimit të alergologjisë në QSUT.
Faktorët që çojnë në shfaqjen e astmës janë disa por, ndotja e mjedisit duket se është shkaku kryesor.
“Ndikon mënyra e ushqyerjes, mënyra e rritjes, ambienti ku rriten fëmijët dhe ndotja atmosferike”,-tha Mehmet Hoxha shef i shërbimit të alergologjisë QSUT.
Rreth 300 milion persona në mbarë botën vuajnë nga astma bronkiale, ndërsa mbi 450 mijë persona në vit humbasin jetën prej saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë