Ministri i Jashtëm Indian: Bota duhet të tregojë tolerancë zero ndaj terrorizmit
Ministri i Jashtëm Indian, Subrahmanjam Jaishankar, tha sot se bota “duhet të tregojë tolerancë zero ndaj terrorizmit”.
Ai e postoi mesazhin në rrjetin X, së bashku me një fotografi me fjalët “Operacioni Sindor” – emri që India përdor për sulmet ajrore që kreu në Pakistan mbrëmë.
Ndërkohë, Ministri i Brendshëm Indian Amit Shah përgëzoi forcat e armatosura të Indisë në një postim në X, duke thënë se ishte krenar për to.
“Operacioni Sindor” është një përgjigje ndaj “vrasjes brutale të vëllezërve tanë të pafajshëm në Pahalgam”, shkroi ai.
“Qeveria e Modit është e vendosur të ofrojë një përgjigje të përshtatshme ndaj çdo sulmi ndaj Indisë dhe popullit të saj. Bharat (emri hindi për Indinë) mbetet fuqimisht i përkushtuar për zhdukjen e terrorizmit”, shtoi ai, raporton BBC.
Ushtria e Pakistanit njoftoi këtë mëngjes se 26 persona u vranë dhe 46 të tjerë u plagosën në sulmet indiane në territorin e vendit mbrëmë, raportoi Reuters. Ushtria pakistaneze njoftoi më parë gjatë natës se tre lokacione u sulmuan dhe tetë persona u vranë.
1,354 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Kongo, rritet edhe numri i personave të infektuar
Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump
Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:49 U kthye në sensacion të Kupës së Botës, portieri i Kepit të Gjelbër i bashkohet klubit Colo Colo në Kili
- 15:40 1,354 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Kongo, rritet edhe numri i personave të infektuar
- 15:31 Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb