Lavrov: Armëpushimi nuk mund të sjellë zgjidhje të qëndrueshme me Ukrainën

7 Maj 2025 | 15:15

Një zgjidhje e qëndrueshme për krizën në Ukrainë nuk mund të gjendet vetëm përmes një armëpushimi ose ndërprerjes së armiqësive përgjatë vijës së kontaktit, shkroi Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov në një artikull për revistën The International Affairs .

“Dua të falënderoj miqtë vietnamezë për qëndrimin e tyre të ekuilibruar në zgjidhjen e krizës në Ukrainë. Vetëm një armëpushim ose një pauzë në armiqësitë përgjatë vijës së angazhimit nuk mund të sjellë një zgjidhje të qëndrueshme për këtë problem”, argumentoi Lavrov në artikullin e tij të titulluar “Rusia dhe Vietnami: 75 vjet miqësi, besim dhe ndihmë të ndërsjellë”. “Për një paqe të qëndrueshme, shkaqet rrënjësore të konfliktit duhet të eliminohen”, shpjegoi ai.

Sipas diplomatit më të lartë të Rusisë, kërcënimet ndaj sigurisë së vendit që lindën për shkak të zgjerimit të NATO-s drejt lindjes dhe përpjekjeve për të tërhequr Ukrainën në Aleancën e Atlantikut të Veriut duhet të kenë përparësi.

“Nuk është më pak e rëndësishme të arrihet respektimi i plotë i të drejtave të njeriut në territoret që mbeten nën kontrollin e regjimit të Kievit, i cili, pas marrjes së dhunshme të pushtetit në vitin 2014, nisi të shfaroste gjithçka që lidhej me Rusinë dhe botën ruse, duke përfshirë gjuhën, kulturën, traditat, ortodoksinë kanonike dhe median në gjuhën ruse”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026