Dy javë pas zgjedhjeve, kryeministri i Izraelit do të përballet me akuzat
Është i pari kryeministër izraelit i akuzuar për korrupsion. Edhe pse ai ka mohuar të tre akuzat e ngritura kundër tij për korrupsion gjyqi kundër Netanyahut, do të fillojë me 17 mars.
Gjykimi do të nisë dy javë pasi Izraeli do të zhvillojë zgjedhjet e treta kombëtare në më pak se një vit.
Krahas betejës ligjore kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu në rolin e kryetarit të Partisë Likud shpreson të fitojë një mandat të ri.
Në një deklaratë, Ministria e Drejtësisë u shpreh se Netanyahu, është udhëheqësi që ka qëndruar më gjatë në këtë detyrë dhe me 17 mars ai do të paraqitet në Gjykatën e Qarkut në Jerusalem për seancën e parë për të dëgjuar aktakuzat kundër tij.
Kryeministri ka mohuar shkelje ligjore që u paraqitën zyrtarisht në gjykatë tre javë më parë. Ai akuzohet për ryshfet, shkelje të besimit dhe mashtrim.
Netanyahu, 70 vjeçar, dyshohet se ka pranuar dhurata me vlerë 264,000 dollarë, për të cilat prokurorët thanë se përfshinin cigare dhe shampanjë nga biznesmenë të fuqishëm në këmbim të ndereve personale. Nëse shpallet fajtor për ryshfet ai mund të dënohet me 10 vjet burg ose tre vjet burg nëse dënohet për mashtrim dhe shkelje të besimit.
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta