India dhe Pakistani vazhdojnë shkëmbimin e zjarrit

8 Maj 2025 | 15:07

India ka kryer sulme me dronë në Pakistan më 8 maj, duke plagosur katër ushtarë tha ushtria pakistaneze. India, ndërkaq, i akuzoi fqinjin e saj për një tentim për sulm, teksa tensionet janë rritur mes dy fuqive bërthamore.

India e pranoi se ka shënjestruar sistemin e mbrojtjes ajrore të Pakistanit dhe Islamabadi tha se ka rrëzuar disa dronë. India, në anën tjetër tha se ka “neutralizuar” përpjekjet e Pakistanit për të goditur caqe ushtarake. Asnjë nga këto pretendime nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Akuzat e ndërsjella vijnë një ditë pasi India sulmoi me raketa disa lokacione në Pakistan, duke vrarë 31 civilë, sipas zyrtarëve pakistanezë. Nju Delhi tha se sulmet ishin hakmarrje për sulmin e armatosur që vrau 26 persona muajin e kaluar në pjesën e Kashmirit, të kontrolluar nga India. Ky shtet ka akuzuar Pakistanin se qëndron prapa këtij sulmi, por Islamabadi ka mohuar se ka gisht në të.

Që atëherë, të dyja palët kanë këmbyer zjarr në Kashmir, dhe Pakistani ka pretenduar se ka vrarë dhjetëra ushtarë indianë, por India nuk ka konfirmuar diçka të tillë.

Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, është zotuar se do të hakmerret për sulmet ajrore të Indisë, duke rritur frikën se të dyja shtetet po shkojnë drejt një konflikti të plotë. Udhëheqësit nga të dyja shtetet po përballen me presion që të tregojnë fuqi dhe të hakmerren për sulmet, teksa udhëheqësit kanë ashpërsuar retorikën.

Të dyja shtetet janë në konflikt për Kashmirin. India dhe Pakistani kanë zhvilluar tri luftëra për këtë rajon në Himalaje, që është i ndarë mes tyre dhe që pretendohet nga dy shtetet.

Pas rritjes së tensioneve, India ka evakuuar mijëra njerëz nga fshatrat në kufirin në rajon. Ndërkaq, afër 2.000 banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre në Kashmirin e administruar nga Pakistani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026