Avioni i parë zbret në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës

8 Maj 2025 | 18:25

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës (VIA), një prej investimeve strategjike për turizmin dhe ekonominë shqiptare, u realizua këtë të enjte fluturimi i parë certifikues, i cili u prit me interes në një event të posaçëm, ku ishte i pranishëm Kryeministri, Edi Rama, Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si dhe punonjës të rinj, pjesë e stafit të aeroportit dhe të ftuar të shumtë nga Kosova, ku më pas mbërriti nga një tjetër fluturim Behgjet Pacolli.

Në fjalën e saj, Balluku e cilësoi këtë ditë një moment historik, jo vetëm për Vlorën, por edhe për Shqipërinë, duke bërë realitet një vepër të shumëpritur.

“Vitet e fundit kemi folur shpesh për aviacionin, për arritjen e strategjisë kombëtare të aviacionit civil, e cila tashmë ka arritur të materializohet. Nuk është më thjesht një strategji e hedhur në letër, nuk është më një ëndërr për t’u realizuar, por janë hapa të mirëmenduara, të cilat tashmë po i shikojmë të materializohen. Ashtu siç kemi bërë me ‘Air Albania’, ashtu siç kemi bërë me aeroportin e Kukësit, sot jemi këtu në Vlorë për të dorëzuar një vepër e cila tashmë nis të gjithë fazën e certifikimit. Sot është certifikuar pista dhe tashmë vazhdojmë me të gjithë komponentët e tjerë që do ta sjellin këtë aeroport brenda kësaj vere që të jetë operacional për të gjitha fluturimet civile ndërkombëtare”, tha Balluku.

Ky aeroport, i cili i përket kategorisë 4E, do të aplikojë tre modele biznesi. “Ky aeroport do të shërbejë gjithashtu si një inkubator i dijes, duke qenë se në këtë territor do të ngrihet Akademia e Aviacionit Civil, një akademi e cila do të prodhojë të gjithë profesionistët e ardhshëm”, u shpreh Balluku, duke shtuar më tej se “prezenca e disa aeroporteve në territorin tonë krijon një konkurrencë të drejtë, konkurrencë të pastër, nga e cila përfiton udhëtari.

“E kemi parë se si ka ndodhur në aeroportin e Rinasit, kur nga më pak se 28 destinacione, sot kemi më shumë se 160 destinacione. E kemi parë kur monopoli mbahej nga pak kompani, se çfarë ndodh sot kur në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit operojnë rreth 49 kompani, e gjitha kjo është përkthyer në benefite për udhëtarin”, tha ajo.

Ky aeroport do të kontribuojë në rritjen e përgjithshme ekonomike të vendit dhe do të transformojë Jugun e Shqipërisë në një hotspot turistik, të aftë për të tërhequr investime të huaja direkte në sajë të një aeroporti të vendosur më pak se 1 orë larg atraksioneve turistike dhe urbane.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026