Trump heq tarifat për Britaninë, ul në 80% ato për Kinën: Marrëveshje edhe me BE-në
Donald Trump ka hequr tarifat prej 25 për qind mbi çelikun dhe aluminin britanik dhe menjëherë ka shkurtuar tarifën për automjetet e importuara nga 27.5 në 10 për qind.
Vendimi është marrë pas negociatave dypalëshe mes Shteteve dhe Mbretërisë së Bashkuar, në të cilat u angazhuan edhe vetë krerët e dy vendeve.
Kryeministri britanik Keir Starmer deklaroi se kjo është një ditë sa fantastike aq edhe historike, teksa iu bashkua konferencës për shtyp nga Dhoma Ovale përmes telefonit.
Në këmbim, bëri të ditur ai, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të heqë tarifat për produktet amerikane dhe do të pranojë qasjen reciproke në tregjet për mishin e viçit.
Vetë Trump u shpreh se kjo ishte një fitore dhe u shfaq triumfues gjatë fjalimit të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë.
“Është një marrëveshje shumë e madhe, e cila mendoj se do të rritet edhe më tej”, tha Trump përpara gazetarëve.
Tarifa prej 10 për qind, e njoftuar nga presidenti amerikan “Ditën e Çlirimit”, muajin e kaluar, do të vazhdojë të aplikohet mbi produktet e tjera britanike që hyjnë në Shtetet e Bashkuara.
Në vijim të fjalës së tij, Trump shprehu bindjen se një marrëveshje e ngjashme do të mund të arrihet edhe me Bashkimin Evropian.
Gjithashtu, presidenti amerikan ka njoftuar uljen në 80 për qind të tarifave mbi produktet kineze, duke e cilësuar një shifër “të drejtë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet