Depresioni, studimi i ISHP: Në 50% të rasteve, nis që në adoleshencë
Personat që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor dhe depresioni stigamtizohen. Në këtë përfundim kanë arritur eskpertët e shëndetit publik në studimin e fundit të kryer me 1000 persona në Shqipëri.
“Është mirë ti mbajmë larg personat me depresion pasi është edhe ngjitës, mund të jetë problematik për të vazhduar punën në të ardhmen. Stigma ndaj kësaj problematike është e hasur”, tha Genta Qirjako, specialiste e ISHP-së.
Edhe më alarmant është fakti, se depresioni nis të shfaqet në adoleshencë, ndaj duhet kujdes për ta identifikuar dhe trajtuar
“Depresioni fillon në moshë të re. 50% e rasteve e kanë filluar që në adoleshencë. Kjo na bën të vetëdijshëm për tu ndërgjegjësuar ne si ekspertë që duhet punuar shumë herët me të rinjtë dhe adoleshentët për të shmangur kthimin e tyre në pacientë të përhershëm. Format e lehta dhë të moderuara janë të trajtueshme”, shton specialistja Qirjako.
Në nivel global është parë se 4,4% e personave janë të prekur nga depresioni, trend që vërehet edhe në vendin tonë. Sipas specialistëve nga 100 persoan 15 preken të paktën njëherë nga ky problem I shëndetit mendor.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta