Putin: Rusia dhe Ukraina duhet të takohen për të negociuar një paqe të qëndrueshme

11 Maj 2025 | 06:48

Presidenti rus Vladimir Putin e ka ftuar Ukrainën të marrë pjesë në “bisedime të drejtpërdrejta” më 15 maj, disa orë pasi udhëheqësit evropianë i kërkuan Moskës të binte dakord për një armëpushim 30-ditor.

Në një fjalim të rrallë televiziv nga Kremlini vonë natën, Putin tha se Rusia po kërkonte “negociata serioze” që synojnë “të ecin drejt një paqeje të qëndrueshme dhe të fortë”.

Më herët të shtunën, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, udhëtoi për në Kiev me homologët e tij nga Franca, Gjermania dhe Polonia për të ushtruar presion mbi Rusinë që të angazhohet për një armëpushim pa kushte, duke filluar nga e hëna.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha më vonë se Moska do të “duhet ta mendojë mirë këtë”, por paralajmëroi se “përpjekja për të na bërë presion është mjaft e padobishme”.

Në deklaratën e tij, Putin tha se nuk mund ta “përjashtonte” mundësinë që bisedimet të rezultojnë në një marrëveshje midis Rusisë dhe Ukrainës për “një armëpushim të ri”.

Udhëheqësi rus tha se bisedimet e propozuara duhet të mbahen në qytetin turk të Stambollit, siç kanë ndodhur më parë, dhe se ai do të flasë me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, të dielën për të diskutuar detajet.

Kievi nuk i është përgjigjur ftesës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026