Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Milot
Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Milot-Mamurras. Gjithashtu mësohet se është bllokuar një Qendër Votimi për shkak të një konflikti verbal.
Ky incident i tensionuar ka ndodhur në qendrën e votimit 0871 në Fushë-Milot, në shkollën 9-vjeçare “28 Nëntori”, ku dy shtetas, Kastriot Preng Perdoda dhe Asti Lleshi, janë përfshirë në një konflikt verbal.
Sipas informacioneve paraprake, mosmarrëveshja ka nisur brenda perimetrit të sigurisë së një shkolle dhe ka përfunduar jashtë këtij perimetri, pas një debati mes tyre. Pasi janë shkëmbyer fjalë të ashpra, dyshohet se Kastriot Perdoda ka shtënë një herë në ajër me armë zjarri, jashtë zonës së sigurisë.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë çuar në këtë ngjarje, ndërsa autoritetet po punojnë për të siguruar se procesi zgjedhor në këtë qendër do të vazhdojë pa pengesa.
Bëhet me dije se shërbimet e policisë së Kurbinit janë nisur drejt vendngjarjes.
Lajm në përditësim…
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta