Gonzato vëzhgon votimin në Fier: Marrëveshja mes SPAK-ut dhe KQZ-së, impresionuese
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, vëzhgoi nga afër procesin zgjedhor në një qendër votimi në qarkun e Durrësit.
Ai u shpreh se ka qenë dhe do të jetë prezent në disa zona dhe qendra votimi të ndryshme për të parë ecurinë e vkëtyre zgjedhjeve. Ai gjithashtu vë theksin në rolin e OSBE/ODIHR ku vëzhguesit po kryejnë një vëzhgim të thelluar.
“Ajo që po bëj unë sot është që po shkoj në zona dhe qendra të ndryshme votimi për të parë sesi po ecën votimi dhe për të krijuar dhe vetë një ndjesi sesi po ecin këto zgjedhje.
Misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR që është në Shqipëri, kanë vëzhguesit e tyre në të gjithë vendin dhe ata po bëjnë një vëzhgim shumë të thellë të këtyre zgjedhjeve në të gjithë Shqipërinë. Ata po shikojnë se çfarë po ndodh, çfarë do lloj raportimi që u bëhet atyre do të analizohet thellësisht dhe ata do japin gjetjet dhe rekomandimet e tyre. Do të jetë ky raport që do të orientojë edhe ata në listë që do ti bëjmë ne zgjedhjeve në Shqipëri”, shtoi ambasadori i BE-së.
I pyetur për ndonjë incident të ndodhur në qarkun e Fierit ku ambasadori i BE-së ndodhet aktualisht, ai u shpreh lidhur më këtë çështje janë organet kompetente që do merren. Më tej thekson se qëllimi i tij përveçse për të parë ecurinë e zgjedhjeve, ishte takimi me Prokurorin e Posaçëm në Fier.
“Në Fier sapo kam arritur dhe nuk do të bëj komente për ndonjë incident që mund të ketë ndodhur. Arsyeja se pse erdha në Fier është sepse dëshiroja të takohesha me Prokurorin e Posaçëm për të parë punën që po bëjnë. Doja të shikoja sesi po ecën zbatimi i marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK-ut por edhe KQZ-së. Isha i impresionuar nga takimi prej tyre që kjo marrëveshje po zbatohet në mënyrën më të mirë të mundshme duke bashkëpunuar së afërmi , që do të thotë se gjëja po ecën ashtu siç duhet. Nëse ka incidente ato do të hetohen nga autoritetet vendase”, tha Gonzato.
I pyetur nga mediat se përse zgjodhi qarkun e Fierit mes 12 qarqeve në Shqipëri për të qenë prezent, ambasadori i BE-së tha se: “Nuk dua që të mbeteshim në Tiranë, në Durrës isha sepse ka patur informacione sa i përket bandave kriminale, kshuqë patëm informacione të tjera dhe për në Fier dhe vendosa që të vij këtu. Fakti që jam këtu nuk do të thotë asgjë”, përfundoi Silvio Gonzato.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta