Ekonomia në Mbretërinë e Bashkuar pritet të shënojë rritjen më të lartë që nga1941, thotë Banka e Anglisë
Ekonomia e Britanisë së Madhe pritet që të rritet me 7.25 përqind këtë vit, ringritja e saj më e madhe që nga viti 1941, tha të enjten Banka e Anglisë.
Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar pësoi recesionin e saj më të keq në më shumë se 300 vjet, vitin e kaluar si rezultat i pandemisë COVID-19 dhe masave të vendosura për të frenuar përhapjen e virusit.
Banka e Anglisë tha se parashikimi i saj i realizuar më parë vlerësoi se ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar do të rritej me 5 përqind këtë vit.
Meqenëse parashikon që rritja do të ndodhë më herët sesa pritej, ajo ka publikuar edhe parashikimet e saj për vitin e ardhshëm. Sipas bankës pritet një rritje prej 5.75 përqind në vitin 2022.
Nëse rritja kthehet aq shpejt sa pret banka qendrore, ekonomia britanike do të kompensojë të gjithë terrenin e humbur gjatë pandemisë deri në fund të këtij viti.
“Rastet e reja me COVID në Mbretërinë e Bashkuar kanë vazhduar të bien, programi i vaksinimit po vazhdon me shpejtësi dhe kufizimet në aktivitetin ekonomik po lehtësohen,” u tha gazetarëve guvernatori i bankës, Andrew Bailey.
Ai theksoi se pandemia do të lërë një efekt afatgjatë në ekonominë britanike.
Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet më të prekuraq në Evropë nga COVID-19, me më shifër prej 127,500 vdekje.
Përhapja vaksinimit megjithatë është ndër më të shpejtat në botë.
Që nga e enjtja, më shumë se gjysma e popullsisë britanike ka marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe rreth një e katërta është e injektuar plotësisht.
Lexoni gjithashtu:
Mbretëria e Bashkuar i jep statusin e plotë diplomatik ambasadorit të BE-së
Patentat e vaksinave kundër COVID-19, Gjermania kundër propozimit të SHBA
Patentat e vaksinave kundër COVID-19, Gjermania kundër propozimit të SHBA
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës