Balla: Përqindja e votave të diasporës në Shqipëri, është më e larta në rajon
Aty ku grupet e numërimit po bëjnë gati kutitë me votat që ka sjellë diaspora. Drejtuesi politik për Partinë Socialiste, Taulant Balla tha për Euronews Albania se duhet respektuar vullneti i votuesve të diasporës.
Ndërkaq, sipas Ballës, përqindja e kthyeshmërisë së votave të diasporës në Shqipëri, është më e larta në Rajon.
“Kodi Zgjedhor është shumë i qartë lidhur me fillimin e procesit të numërimit për votat e diasporës. Në momentin që fillon numërimi në qarkun Kukës, fillon dhe numërimi i votave të diasporës në qarkun Kukës.
Me sa kam kuptuar nga vëzhguesit, edhe Korça po bëhet gati nga momenti në moment.
I pyetur se si priten votat e diasporës, Balla tha se: “Ajo që ka rëndësi nga të gjitha palët është që populli ka folur, diaspora ka folur, tani duhet të respketojmë me qetësi vullnetin e tyre”.
“Po flisja me disa anëtarë të Këshillit Kordinues të Diasporës dhe përqindja e kthyeshmërisë të votave të diasporës në Shqipëri është më e larta në rajon, është një gjë e mirë. Respekt dhe mirënjohje për shqiptarët në diasporë”, shtoi drejtuesi politik për PS-në.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta