Blloakda për votën e “Diasporës”, Celibashi: Askush s’e sfidon dot ligjin
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, është paraqitur pas mesnate në Parkun Olimpik në Tiranë, ku po zhvillohet procesi i numërimit të votave të ardhura nga diaspora. Procesi është përballur me një bllokadë për shkak të mosmarrëveshjeve mes përfaqësuesve politikë të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.
PD ka kërkuar që votat e ardhura nga Greqia të numërohen veçmas, duke ngritur dyshime për manipulime, ndërkohë që PS ngul këmbë për numërimin e votave sipas qarqeve përkatëse, ashtu siç parashikohet në ligj.
Në një prononcim për mediat, Celibashi tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke shqyrtuar situatën dhe bëri thirrje që përfaqësuesit politikë të mos ndërhyjnë në procesin e numërimit, pasi kjo përbën shkelje të ligjit.
“Kemi filluar numërimin e fletëve të votimit për qarqet Tiranë, Korçë, Gjirokastër dhe Dibër. Procesi kërkon kohë për shkak të ndarjes së zarfit A nga zarfi B, për të garantuar ruajtjen e anonimitetit të votës,” tha Celibashi.
Ai konfirmoi se situata më e tensionuar është në qarkun e Korçës, ku për momentin procesi është bllokuar.
“Kemi komunikuar me anëtarët e grupeve të numërimit për ta zgjidhur këtë situatë, pasi është në kompetencën e tyre të vlerësojnë çdo zarf. Nëse nuk arrijnë në një vendim, atëherë do ndërhyjë Komisioni i Administrimit të Votave nga Jashtë. Ne kemi gjithë qetësinë për të marrë vendimet e duhura. Askush nuk mund të sfidojë ligjin,” deklaroi ai.
Celibashi shtoi se ndërhyrjet politike janë të papranueshme dhe kërkoi që procesi të vijojë sipas rregullave të përcaktuara.
Ai tha se askush nuk ka fuqi të dalë mbi ligjin dhe nëse Komisioni I Administrimit të votave të Diasporës nuk do të gjejë zgjidhje, atëherë KQZ do të marrë vendimin për të zhbllokuar situatën.
“Nuk është mirë që përfaqësues politikë të ndërhyjnë në proces. Ndërhyrjet janë të papranueshme në proces. Do të marrim ne një vendim për ta zgjidhur këtë situatë nëse nuk zgjidhet. Askush nuk mund ta sfidojë ligjin. Në pamje të parë duket sikur mund ta sfidojnë ligjin, por ne kemi gjithë qetësinë për të marrë vendimet që duhen”, tha Celibashi.
Kjo deklaratë e Komisionerit vjen pas përplasjeve që ndodhën më herët mes Flamur Nokës nga Partia Demokratike dhe Taulant Ballës nga Partia Socialiste me komisionerët, teksa të dy palët kërkuan zbatimin e kërkesave të tyre specifike në lidhje me trajtimin e votave të diasporës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta