Numërohen 1\4 e kutive në Tiranë: Kryeson PS, si shfaqen partitë e reja

12 Maj 2025 | 09:59

Procesi i numërimit të votave vijon në qarkun e Tiranës, ku deri më tani janë numëruar 301 qendra votimi nga gjithsej 1282.

Numri i votave të numëruara në qarkun e Tiranës është në nivelin 23.5% të totalit.

Sipas të dhënave të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson me një diferencë të ndjeshme, duke marrë 44.620 vota, që përbëjnë 47.76% të totalit të votave të numëruara.

Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 32.788 vota ose 35.10%.

Subjektet e tjera politike rezultojnë me mbështetje më të ulët: Partia Mundësia ka siguruar 4.635 vota, ose (4.96%), Partia Socialdemokrate 3.361 vota (3.60%), ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) ka marrë 2.936 vota (3.14%).

Më poshtë renditen rezultatet e deritanishme për subjektet pjesëmarrëse:

    • Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 44.620 vota (47.76%)
    • Koalicioni PD – ASHM – 32.788 vota (35.10%)
    • Partia Mundësia – 4.635 vota (4.96%)
    • Partia Socialdemokrate (PSD) – 3.361 vota (3.60%)
    • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – 2.936 vota (3.14%)
    • Lëvizja Bashkë (BASHKË) – 2.615 vota (2.80%)
    • Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 1.497 vota (1.60%)
    • Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 450 vota (0.48%)
    • Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 252 vota (0.27%)
    • Lëvizja Atdheu (LA) – 161 vota (0.17%)
    • Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 111 vota (0.12%)

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026