Konservatorët forcojnë pushtetin, fitojnë bindshëm në një nga zonat e laburistëve
Partia Konservatore në pushtet në Britani të Madhe fitoi një vend të ri në parlament, duke reduktuar pushtetin e Laburistëve.
Konservatorët arritën të fitojnë në qytetin verior anglez të Hartlepool duke forcuar kontrollin në një nga zonat që tradicionalisht ka qenë e laburistëve. Kandidatja konservatore Jill Mortimer mundi kandidatin e Laburistëve me 15.529 vota kundër 8.589, duke siguruar atë që më pak se një dekadë më parë do të ishte parë si një veprim i pamundur i zhvendosjes së partisë kryesore të opozitës nga një prej vendeve më të sigurta të saj.
Fitorja, e cila i jep kryeministrit Boris Johnson një shumicë edhe më të madhe në parlament, rrit presionin ndaj udhëheqësit të laburistëve Keir Starmer, i cili është përballur me kritika për mos përmbushjen e zotimit të tij për të ringjallur drejtimin e partisë pas një katastrofe zgjedhore në 2019.
Rezultati i Hartlepool vazhdon të tregojë një trend të vendosur nga Johnson në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2019 kur goditi drejtpërdrejt zonat që i kanë takuar Partisë së Laburistëve.
Britanikët një ditë më parë u drejtuan për të votuar për të zgjedhur kryetarë të rinj të bashkive në Londër dhe Mançester, anëtarë të rinj në parlamentin skocez dhe Uellsit dhe qindra këshilltarë lokalë. Për shkak të vonesës së procesit nga COVID, rezultatet pritet dalin në fundjavë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Peshon mbi 10 kg, njihuni me monedhën më të madhe në botë që është prodhuar në Britani të Madhe
- Mbi 3 mijë viktima në ditë, Britania e Madhe rrit ndihmat shëndetësore për Indinë
- Përplasja Francë-Britani mbi peshkimin, 80 peshkarexha franceze janë mbledhur në portin e ishullit Jersey
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës