Ndryshimi nga vota e diasporës, gazetarja: Lapaj 500 vota larg mandatit në Fier
Partia Socialiste ka fituar bindshëm zgjedhjet e 11 majit, duke siguruar nga votat brenda vendit 83 mandate ndërkohë që ende vijon numërimi për votën e diasporës.
Sipas gazetares së Euronews Albania, Enkeleda Mema vota e diasporës mund të sjellë ndryshime në 3 qarqe të vendit, një prej të cilëve është Qarku i Fierit, ku Nisma Shqipëria Bëhet është në një “betejë” me Partinë Socialiste për të marr një mandat,
“Në qarkun e Fierit kemi një përballje mes Partisë socialiste dhe koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet. Nisma Shqipëria Bëhet do i duhen edhe 500 vota që të marrë mandatin e saj të parë në Qarkun e Fierit. Këtë mandat koalicioni Nisma Shqipëria mund t’ia marrë Partisë Socialiste e cila aktualisht ka 12 mandate dhe mund të zbresë në 11 mandate”,-tha gazetarja Enkeleda Mema.
Qark tjetër ku ende po “luftohet” për një mandat është Tirana, ku partia Mundësia lufton me Partinë Demokratike për të ruajtur mandatin e saj të dytë.
Gjithashtu në Vlorë, ka një tjetër betejë mes PS dhe koalicionit NSHB, megjithatë në këtë qark shanset e Nisma Shqipëria Bëhet janë më të ulëta për të marrë një mandat.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta