“Fitore historike”, Rama: Vota e diasporës, ushtrim i parë historik nga pjesmarrja

14 Maj 2025 | 19:28

Kryeministri Edi Rama, në fjalimin e mbajtur këtë pasdite, e cilësoi si historike fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e fundit. Ai shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë votuesit, me theks të veçantë për shqiptarët e diasporës që u regjistruan si zgjedhës për herë të parë.

“Jemi përballë një arritje e cila është historike jo thjesht për përmasën e PS-së, por për momentin historik kur kjo fitore mori jetë për Shqipërinë,” deklaroi Rama.

Ai vlerësoi kontributin e strukturave të PS-së dhe mbështetësve të saj, brenda dhe jashtë vendit.

“S’ka fjalë të mjaftueshme për të falënderuar dhjetëra e mijëra gra e burra, vajza e djem të familjes sonë politike që 4 vjet me radhë shtruan me përpjekje, durim e disiplinë, dhe së fundmi për 9 muaj pa pushim, rrugën e kësaj fitoreje të paharrueshme, edhe jashtë kufijve ku jetojnë shqiptarët,” u shpreh ai.

Në përfundim, kryeministri veçoi diasporën: “Një falënderim krejt të veçantë dua ta bëj për shqiptarët e Greqisë, Italisë, SHBA-së e kudo tjetër, ku qoftë edhe një shqiptar i vetëm u regjistrua si zgjedhës. Ka qenë ushtrim i parë historik dhe fantastik për nga pjesëmarrja, një nga më të lartët në Evropë për votimet e diasporës.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026