Katër të vdekur dhe 170 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë identifikuar 170 raste të reja me COVID-19 në 2545 testime të kryera.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (42 vjeç), Prishtinë 1 rast (1 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 106.192 raste nga 549.286 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.202 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 389 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.057 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.933.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 35 raste, Leposaviq 19 raste, Prizren 14 raste, Gjilan 12 raste, Ferizaj 11 raste, Mitrovicë 11 raste, Gjakovë 9 raste, Klinë 7 raste, Pejë 7 raste, Podujevë 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Vushtrri 6 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Istog 4 raste, Drenas 3 raste, Malishevë 3 raste, Kaçanik 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Lipjan dhe Suharekë”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovë.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës