Plagosi me thikë 15-vjeçarin, flasin të afërmit e të miturit: Djali e kishte frikë
Dy adoleshentë të moshës 14 dhe 15 vjeç u konfliktuan në Maliq, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë. Ngjarja ndodhi në fshatin Sheqeras ku një 14-vjeçar ka plagosur me mjet prerës thikë një 15-vjeçar A.Prrenjasi, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Sipas familjarëve të autorit, kjo nuk ka qenë hera e parë që dy të miturit janë konfliktuar. Nëna dhe gjyshja e 14 vjeçarit, kanë thënë për Euronews Albania se i mituri është bullizuar shpesh nga 15-vjeçarit.
“Kishte frikë të dilte nga shtëpia. E tallte gjithmonë”, -tha Çelike Plaka, nëna e 14-vjeçarit.
Gjyshja e tij Arefie kora, shprehet se i mituri e ka treguar menjëherë ngjarjen në shtëpi, dhe se ata familjarisht i kanë kërkuar falje familjes së 15-vjeçarit të plagosur.
“Unë isha në shtëpi, vjen djali që nga shkolla, më tha: Nëna u zura me atë djalin që më tallte shumë. Më tha unë kisha atë thikën, ai më shtriu në tokë, unë nuk do e godisja, por nuk e di si e zuri thika.
Ai më shtriu i pari në tokë, unë lëviza dhe atë e zuri thika. Marrim taksinë për të shkuar në Korçë, rrugës marrim gjyshin e djalit dhe e pyesim si është, se jemi nisur. Na tha po mos hajdeni se po erdhët do bëhet e madhja, do vritemi, nuk ju lë të gjallë. Ne u kthyem që të mos bëhej e madhja në Korçë. I kërkojmë falje”,-tha gjyshja e 14-vjeçarit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta