SPAK kërkesë për rihetimin e “Gërdecit”, Mediu: Sjellja ka pikëpyetje, në këtë vend s’ka shtet

7 Maj 2021 | 19:44

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar rihapjen e hetimeve për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu për tragjedinë në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec, në vitin 2008.

Kërkesa e SPAK vjen pas kallëzimit të familjes Durdaj që në atë tragjedi humbi fëmijën 7 vjeçar dhe i drejtohet Gjykatës së Lartë, e cila në vitin 2009 pushoi çështjen penale ndaj Mediut për shkak të imunitetit të tij parlamentar.

Vetë kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu theksoi se kërkesa për rihapjen e hetimeve nuk ka të bëjë aspak me mandatin, ndërsa shtoi se kjo çështje është me prapavijë politike.

“Ju thashë që në këtë vend nuk ka shtet, ka një njeri që dikton çdo gjë dhe çdo gjë është politike. Nuk kam një qëndrim derisa të njihem me faktin. Për sa kohë janë tejkaluar afatet, kjo sjellje e SPAK ka shumë pikëpyetje, por gjithmonë rezervoj qëndrimin derisa të shoh pretendimin e SPAK. Unë nuk do të shoh se ç’bën SPAK, patjetër që do të marr veprime”, ka pohuar Mediu, në një intervistë televizive.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026