Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, dy të plagosur
17 Maj 2025 |
20:02
Pasditen e sotme rreth orës 19:15, një aksident rrugor është regjistruar në bulevardin “Zhan D’ark”, ku një automjet është përplasur me një motomjet, duke lënë të plagosur dy persona.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, automjeti i drejtuar nga shtetasi L. M. është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi J. I., i cili kishte pasagjer shtetasin A. M.
Si pasojë e përplasjes, të dy personat që ndodheshin në motomjet kanë pësuar dëmtime dhe janë transportuar menjëherë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Deri më tani nuk raportohet për rrezik për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaktarëve të aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta