Momenti i vrasjes në Durrës: Atentatorët e qëllojnë nga makina, tmerrohen kalimtarët
Euronews Albania ka siguruar pamjet ekskluzive pak çaste pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Durrës, ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ermir Dedja. Në videon e siguruar shihen qytetarë duke vrapuar të tmerruar nga skena, ndërsa dëgjohet edhe një thirrje alarmuese: “Hajde këtej nga unë.”
Ngjarja ndodhi në lagjen nr.18 të qytetit të Durrësit, ndërsa në video duket një mjet i bardhë tip Seat Ibiza, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët e atentatit. Vetëm një e shtënë dëgjohet qartë në pamje, çka ka mjaftuar për të shkaktuar panik mes kalimtarëve.
Ermir Dedja ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra nga atentati. Policia ka konfirmuar vdekjen e tij, ndërsa njofton se ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta dhe hetimet janë në vijim.
Burime nga policia bëjnë me dije se viktima ishte person me precedentë penalë. Në vitin 2015 ai ishte përfshirë në një çështje të trafikut të drogës drejt Kosovës, ndërsa në 2017 rezulton të ketë qenë i implikuar në një ngjarje plagosjeje në Shijak, ku akuzohej për përkrahje të autorit të krimit.
Autoritetet kanë sekuestruar kamerat e sigurisë pranë vendngjarjes dhe janë duke ndjekur pista të shumta hetimore, përfshirë përfshirjen e viktimës në rrjete kriminale.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta