Britania e Madhe dhe Evropa i vënë sanksione të rënda Rusisë

20 Maj 2025 | 13:37

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shpallur sanksione të reja të mëdha ndaj Rusisë, pas dështimit të telefonatës ndërmjet presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin për të arritur një marrëveshje që do të lehtësonte situatën në Ukrainë.

Sanksionet synojnë disa sektorë kyçë, përfshirë mbështetje për ushtrinë ruse, eksportet e energjisë dhe luftën e informacionit, si dhe financat që ndihmojnë në mbështetje të pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Kjo është një përgjigje ndaj refuzimit të Putinit për të ndërmarrë veprime për një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar, siç kishte kërkuar Trump.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, po ashtu theksoi se BE-ja kishte miratuar sanksione që synonin flotën e Rusisë dhe se më shumë sanksione do të vendoseshin në të ardhmen. Sanksionet e reja theksuan qëndrimin e BE-së dhe të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Rusisë, dhe po ashtu bëri thirrje për një presion më të madh për të detyruar Moskën të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj luftës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përsëriti se Ukraina është e gatshme për një armëpushim, por kushti është që të ketë propozime të qarta dhe realiste për paqe. Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për sanksionet, duke theksuar rëndësinë e këtyre masave për të bërë presion mbi Rusinë.

Nga ana tjetër, ministria e jashtme e Rusisë e kritikoi Evropën për përpjekjet për të penguar rifillimin e dialogut, duke shtuar se Rusia nuk i përgjigjet ultimatumëve. Pas telefonatës së dështuar ndërmjet Trump dhe Putin, u bë e qartë se përpjekjet e Trump për ndërmjetësim nuk arritën asnjë rezultat konkret për zgjidhjen e konfliktit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

1,354 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Kongo, rritet edhe numri i personave të infektuar

Numri i rasteve të konfirmuara me virusin Ebola në Republikën Demokratike të Kongos ka arritur në 3,075 që kur epidemia shpërtheu më 15 maj. Ebola sipas një raporti...
15:40 | 26/07/2026

Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump

Ish-presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernandez do të kthehet në Honduras të dielën, tetë muaj pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump e fali atë ndërsa...
15:31 | 26/07/2026

Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës

Mes inflacionit të lartë dhe dëmeve të përhapura në infrastrukturë, qeveria iraniane ka paralajmëruar se çmimet e benzinës, të subvencionuara shumë, mund të duhet të...
15:23 | 26/07/2026