Sigurimi i paqes në Ukrainë, Rutte takim me Ministrat e Mbrojtjes të BE-së

21 Maj 2025 | 09:20

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka theksuar nevojën për një partneritet më të ngushtë midis NATO-s dhe Bashkimit Europian, duke u përqendruar në çështje të sigurisë dhe mbrojtjes.

Në një postim të tij në X, ai ka diskutuar rritjen e shpenzimeve dhe prodhimit të mbrojtjes, si dhe përpjekjet për të siguruar që Ukraina të ketë mbështetjen e nevojshme për të arritur një paqe të qëndrueshme.

“Është mirë që u takova me Ministrat e Mbrojtjes të BE-së . Bashkëpunimi NATO-BE është thelbësor përballë kërcënimeve aktuale të sigurisë. Diskutuam rritjen e shpenzimeve dhe prodhimit të mbrojtjes dhe çfarë mund të bëjmë për t’u siguruar që Ukraina të ketë atë që i nevojitet për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, shkruan Rutte.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026