Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Në emisionin “E Vërteta me Fjalë” në Euronews Albania, Baton Haxhiu, autori i emisionit analizon fenomenin e votave të pavlefshme dhe sipas tij ky është një fenomen që ndodh në shtetet e tjera të rajonit, por edhe në vende me demokraci të zhvilluar si SHBA-të.
Në zgjedhjet e 25 prillit mbi 83 mijë vota u shpallën të pavlefshme, por si janë të shpërndara ato dhe sa shumë janë në të vërtetë. Mesatarja e votave të pavlefshme në nivel vendi ishte 5.3 për qind dhe krahasuar me vitet paraprake ishte ndjeshëm më e madhe. Përqindja me e lartë ishte në Dibër, aty ku Partia Socialiste humbi një mandate për 300 vota edhe në Elbasan ku socialistët për 140 vota nuk morën deputetin e nëntë. Në Lezhë, Shkodër dhe Kukës, tre qarqe ku ka fituar opozita votat e pavlefshme janë më shumë se mesatarja. Në Berat 6.5 për qind, në Korçë 5.6 për qind, në Fier 5.1për qind. Gjirokastra dhe Vlora, në dy qarqet ku ka fituar Partia Socialiste kishin 4.8% vota të pavlefshme dhe më së paku kishte në Tiranë 3.8%.
Në këto shifra efekt mund të ketë patur mënyra e re e votimit, pasi në zgjedhjet paraprake me formën e vjetër numri i votave të pavlefshem ishte i vogël.
Kur zgjedhjet i fitonte Partia Demokratike votat e pavlefshme ishin mes 3.7 dhe 3.8% të totalit dhe në zgjedhjet e vitit 1997 ishin mbi 104 mijë të tilla. Më shumë vota të pavlefshme në historinë e zgjedhjeve, në 30 vitet e demokracisë ka patur në vitin 1994 me 16.14% e totalit të votave.
Votat e pavlefshme nuk janë fenomen vetëm shqiptar edhe shtetet e tjera në rajon kanë shifra të përafërta të tyre. Mesatarja e votave të pavlefshme në Maqedoninë e Veriut në gjashtë zgjedhjet e fundit është 3.5 për qind edhe në Serbi mesatarja e votave të pavlefshme është mbi 3 për qind, ndërsa në Kosovë nga viti 2007 e këtej mesatarja e votave të pavlefshme është 5.34 për qind.
Përtej Ballkanit edhe vende më demokraci të zhvilluar si Amerika përballen më këtë problem. Në zgjedhjet e 2018 shifrën më të lartë me vota të pavlefshme e shënoi New York me 13.7 për qind vota të pavlefshme.
Vota e pavlefshme është dukuri zgjedhore, është problem, por nuk është problem vetëm shqiptar. Problem shqiptar është mospranimi i zgjedhjeve nga njëra palë dhe kthimi i presidentit në palë.
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
Kryeministri Rama komenton akuzat e opozitës për vjedhje votash
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta