52 vjet nga revolta e Spaçit, ish-të dënuarit kujtojnë ferrin

21 Maj 2025 | 17:41

52 vjet pas revoltës në burgun e Spaçit ish-të dënuarit që u rebeluan kundër dhunës, sjellin në vëmendje vuajtjet e regjimit diktatorial.

I dënuar me 10 vjet heqje lirie për agjitacion e propagandë, Lek Mirakaj është një ndër ish-të burgosurit e Spaçit, I cili ndërsa sjell përjetimet në vendin famëkeq shprehet se revolta e 1973-it bëri edhe më çnjerëzor trajtimin e të burgosurve.

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në një aktivitet të organizuar në biblotekën e kryeministrisë prezantoi edhe faqen ëeb për burgun e Spaç, një arkivë digjitale që sjell dëshmi, dokumente, harta, intervista dhe materiale edukative për këtë kamp dhe për Revoltën e majit 1973.

“Faqja përmban: lista të të dënuarve politikë dhe histori personale; dokumente arkivore dhe dëshmi të kohës; informacion mbi Revoltën e Spaçit dhe protestat në kamp; materiale për të zhdukurit dhe ekspozita përkujtimore”, tha Gentjana Sula, kryetare e AIDSSH

Kjo faqe, e cila është e aksesueshme nga çdokush, është konceptuar si një mjet ndërgjegjësimi dhe edukimi për brezat e rinj, duke sjellë të shkuarën në gjuhën e teknologjisë së sotme.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë...
19:45 | 09/07/2026

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026