Vrasja e 2 punonjësve të ambasadës izraelite në SHBA, reagon Donald Trump
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dënoi vrasjen e dy punonjësve të Ambasadës Izraelite përpara Muzeut Hebraik dhe tha se “urrejtja dhe radikalizmi nuk kanë vend në Shtetet e Bashkuara”.
Trump e dënoi sulmin në mediat sociale, duke theksuar se vrasjet ishin qartësisht të motivuara nga antisemitizmi.
“Këto vrasje të tmerrshme në Uashington, të cilat bazohen qartë në antisemitizëm, duhet të ndalen, tani! Urrejtja dhe radikalizmi nuk kanë vend në SHBA. Ngushëllime familjeve të viktimave. Është e trishtueshme që gjëra të tilla mund të ndodhin. Zoti ju bekoftë të gjithëve”, shkroi Trump, raportoi Reuters.
Dy punonjës të Ambasadës së Izraelit, një burrë dhe një grua, u vranë nga të shtënat me armë zjarri përpara Muzeut Hebraik (Muzeu Hebraik i Kryeqytetit) në Uashington, dhe i dyshuari u arrestua, sipas burimeve nga shërbimet e sigurisë.
Zëdhënësi i ambasadës izraelite, Tal Naim Cohen, konfirmoi se dy zyrtarë u qëlluan ndërsa merrnin pjesë në një aktivitet hebre në muze”, shkruan ABC News.
Ai shtoi se ambasada ka “besim të plotë tek autoritetet kompetente” në SHBA dhe bëri thirrje për një hetim të shpejtë.
Drejtori ekzekutiv i Komitetit Amerikan Hebraik, Ted Deutsch, tha se komiteti organizoi ngjarjen në muze dhe shprehu keqardhje për dhunën.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta