Një raund i ri negociatash Rusi-Ukrainë mund të mbahet në Vatikan në qershor
Një raund i ri negociatash midis Rusisë dhe Ukrainës mund të mbahet në Vatikan në mesin e qershorit, raportoi gazeta “Wall Street Journal”, duke cituar burime të njohura me situatën.
Sipas informacionit të ofruar nga burimet, një delegacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i udhëhequr nga Sekretari i Shtetit dhe Këshilltari në Detyrë i Sigurisë Kombëtare Marco Rubio, si dhe i Dërguari Special për Ukrainën Keith Kellogg, duhet të jenë gjithashtu të pranishëm, raportoi Ansa.
Papa Leon XIV tha më parë se Vatikani është gati të presë bisedime paqeje midis Moskës dhe Kievit, me qëllim përfundimin e luftës në Ukrainë.
Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha se nuk mund të ketë armëpushim para negociatave për Ukrainën dhe tha se Rusia nuk do të mashtrohet nga propozimet për të shpallur së pari një armëpushim në Ukrainë dhe pastaj të kalohet në zgjidhjen e konfliktit.
Ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibiha tha se paketa e re e sanksioneve të vendosura nga BE-ja ndaj Rusisë ka dhënë tashmë rezultate të mira, pasi ua ka vështirësuar oligarkëve dhe biznesmenëve rusë shmangien e këtyre rrjeteve kufizuese duke fshehur pronësinë dhe duke transferuar aksione dhe asete.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta