“Free Palestina”, momentet kur kapet autori i vrasjes së dy izraelitëve në SHBA
Një incident i rëndë me armë zjarri ndodhi të mërkurën në Uashington DC, ku dy anëtarë të stafit të ambasadës së Izraelit u vranë gjatë një aktiviteti në Muzeun Hebraik të Kryeqytetit.
Policia arrestoi 30-vjeçarin Elias Rodriguez nga Çikago, i dyshuar për të shtënat dhe vrasjet.
Dëshmitarët okularë treguan për BBC-në se i dyshuari u duk “shumë i shqetësuar” brenda ndërtesës pas të shtënave.
Jojo Kalin, organizatore e eventit të Komitetit Amerikan Hebraik, tha se e pa personin në fjalë, i cili fillimisht u përzier me njerëzit, duke u dukur si dikush në nevojë për ndihmë.
Ajo tha se nuk e pa armën te ai dhe se siguria e la të mendonte se ishte një kalimtar i rastit ose dëshmitar.
Pas përpjekjes për të qetësuar personin dhe duke i dhënë ujë, i dyshuari nxori një parullë dhe bërtiti “Palestina e lirë”.
Policia e Uashington DC identifikoi të dyshuarin si Elias Rodriguez, i cili dyshohet për vrasjen me armë të Yaron Lischinsky dhe Sarah Lynn Milgrim, dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite.
Viktimat, sipas ambasadorit të Izraelit në SHBA, Yechiel Leiter, ishin një çift dhe planifikonin të martoheshin së shpejti. Ambasadori tha se Rodriguez kishte blerë një unazë disa ditë më parë dhe kishte planifikuar t’i propozojë martesë partneres javën tjetër në Jerusalem.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:05 (ora lokale), kur i dyshuari hapi zjarr ndaj çiftit ndërsa ata po largoheshin nga eventi i mërkurës në mbrëmje.
Shefja e policisë, Pamela Smith, tha se Rodriguez u pa duke ecur para e mbrapa jashtë muzeut para se t’i afrohej një grupi prej katër personash dhe të qëllonte dy prej tyre me pistoletë.
Zëvendësdrejtori i FBI-së, Dan Bongino, tha se po zhvillohen intervista me të dyshuarin dhe se “treguesit e hershëm tregojnë se është një akt dhune i synuar”.
Organizatorja e eventit, Jojo Kalin, tha se ishte ironike që ndërsa po diskutonin për ndërtimin e urave dhe koalicioneve në Lindjen e Mesme, u goditën nga një akt i tillë urrejtjeje.
Hetimet vazhdojnë ndërsa komuniteti ndërkombëtar ndjek me shqetësim zhvillimet e kësaj ngjarjeje tragjike.
LEXONI GJITHASHTU:
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur