Incidente në “Selman Stërmasi”, Tirana fiton mes dhunës ndaj Kastriotit

8 Maj 2021 | 20:14

Tensione në ndeshjen Tirana-Kastrioti. Takimi i javës së 32-të është ndërprerë për disa minuta pasi ka pasur përplasje mes disa prej zyrtarëve të skuadrës së Kastriotit dhe forcave të policisë.

Situata është krijuar nga pretendimet e skuadrës krutane për një parregullsi në golin e realizuar nga skuadra e Tiranës, që arriti të merrte tre pikët në këtë ndeshje.

Pas përplasjeve në fushën e lojës, ka pasur konfrontim fizik dhe në korridoret e stadiumit Selman Stërmasi, ku janë dëmtuar disa prej uniformave blu.

Pas ndërhyrjes së policisë situata është qetësuar, ndërsa janë shoqëruar në komisariat 6 persona, mes të cilëve dhe presidenti i skuadrës së Kastriotit Alban Vogli.

Humbja me Tiranën mund t’i kushtojë shtrenjtë skuadrës krutane që rrezikon rënien nga kategoria pas kësaj humbjeje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026