Shqipëria voton Francën për Rrjetin Evropian të Inspektimit të Drejtësisë
Inspektori i Lartë i Drejtësisë mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të RESIJ, Rrjeti Evropian i Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë, ku Shqipëria është anëtare me të drejta të plota. Ngjarja u zhvillua në Portugali dhe u mikprit nga Këshilli i Lartë Gjyqësor i Portugalisë, me pjesëmarrjen e shërbimeve të inspektimit nga Belgjika, Bullgaria, Franca, Italia, Portugalia, Spanja, Shqipëria dhe Moldavia, kjo e fundit me status vëzhgues që nga viti i kaluar.
Asambleja trajtoi çështje të rëndësishme të brendshme, përfshirë ndryshime të propozuara në statutin e rrjetit, masa proceduriale për të lehtësuar reformat efektive dhe diskutime mbi kompetencat përfaqësuese të çdo vendi anëtar, me qëllim forcimin e transparencës dhe koherencës institucionale.
Një nga momentet kyçe të Asamblesë ishte zgjedhja e Presidentit të ri të RESIJ, me përfundimin e mandatit të mëparshëm që mbante Rumania. Me votim unanim nga të gjithë anëtarët, u zgjodh kandidatura e Francës, përfaqësuar nga z. Stéphane Noël, drejtues i Inspektoratit të Drejtësisë së Francës. Si një nga vendet themeluese të RESIJ, Franca merr për herë të dytë drejtimin e Presidencës së rrjetit.
Gjatë Asamblesë u diskutua gjithashtu mbi pritshmëritë konkrete të vendeve anëtare për të ardhmen e rrjetit dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet evropiane, me fokus ndarjen e eksperiencës dhe ekspertizës në funksion të rritjes së efikasitetit të drejtësisë, në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian.
Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësues të shërbimeve të inspektimit të Prokurorisë Portugeze, të Gjykatave Administrative, të ndihmësve gjyqësorë si dhe të Ministrisë së Drejtësisë së Portugalisë, të cilët prezantuan rolet e tyre në monitorimin e sistemit të drejtësisë në Portugali.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta