Dita e Evropës, presidenti Meta fajëson partitë politike që Shqipëria është ende larg familjes evropiane
Në Ditën e Europës, presidenti Ilir Meta fajëson përfaqësuesit e partive politike që Shqipëria është ende larg realizimit të aspiratës së saj për t’u bërë pjesë e familjes europiane.
Kreu i shtetit thotë se kjo do të ndodhë kur të gjithë përfaqësuesit e partive politike të mendojnë dhe të veprojnë për t’i dhënë forcë zërit të rinisë, për të ndërtuar të ardhmen e sigurt europiane në Atdheun e tyre. Një mesazh e ka edhe për mazhorancën:
“Është koha të ndihmojmë qytetarët tanë dhe Shqipërinë të çlirohet nga çdo formë e regjimeve hibride, për të ecur më shpejt, pa pengesa artificiale, drejt çeljes së negociatave dhe anëtarësimit në Bashkimin Europian”, shprehet kreu i shtetit.
Ndërsa presidenti flet për regjim hibrid, maxhoranca thekson se Shqipëria është më afër se kurrë objektivit strategjik të anëtarësimit përmes procesit të hapjes së negociatave. Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka deklaron se qeveria ka bërë të mundur përmbushjen e të gjitha prioriteteve dhe kërkesave specifike, për të afruar vendin me Bashkimin Europian.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta