VIDEO|Përleshje mes tifozëve të Chelsea e Betisit para finales së Conference League
Futbollistët e Chelsea dhe Real Betisit do të luftojnë sonte nga ora 21:00 (Arena 1 Premium) për trofeun e Ligës së Konferencës në Wroclaw të Polonisë, dhe një ditë para ndeshjes, finalja e garës së tretë më të fortë evropiane nuk pati një parathënie të bukur…
Konkretisht, tifozët e klubeve angleze dhe spanjolle u përleshën në rrugët e Wroclaw, dhe i gjithë kaosi filloi mbrëmë përpara një kafeneje në qendër të qytetit. Për momentin, nuk dihet se kush e nisi konfliktin, ndërsa disa raportime pohojnë se të gjithë dramën e nisën tifozët e Betisit.
Karriget, gotat, shishet fluturonin në të gjitha drejtimet nga kafenetë lokale në rrugë. Dhe përleshja midis huliganëve vazhdoi në pjesë të tjera të qytetit.
Megjithatë, me reagimin e shpejtë të policisë polake, u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm dhe agjencitë ligjzbatuese në atë qytet janë në detyrë të plotë për të parandaluar që skena të tilla të ndodhin përsëri.
Chelsea and Real Betis fans in Warsaw fighting offstage. The both team would fight the real fight tomorrow on the pitch. The most lousy fan base in the world is Chelsea fans. pic.twitter.com/cF54SunaCU
— Anaekwe Bridgette (@Bridgetluv4) May 27, 2025
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset