Trump: Kanadaja mund të ketë falas “Kupolën e Artë” nëse bëhet shteti jonë i  51-të

28 Maj 2025 | 14:00

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi në rrjetin social Truth Social se Kanadaja ka shprehur interes për t’u bërë pjesë e projektit të mbrojtjes nga raketat, të quajtur “Kupola e Artë”, një sistem që pritet të kushtojë rreth 175 miliardë dollarë dhe të ndërtohet brenda tre viteve.

Trump shtoi se Kanadaja poshqyrton propozimin e tij që të kontribuojë me 61 miliardë dollarë nëse do të përfshihet në këtë projekt. Trump shtoi se nëse fqinji verior do ta përfitojë falas “Kupolën e Artë” duhet të bëhet “shteti i 51-të i SHBA-së.

Këto deklarata vijnë në një klimë të tensionuar të marrëdhënieve mes dy vendeve, veçanërisht pasi kryeministri i ri i Kanadasë, Mark Carney, prezantoi planet për një bashkëpunim më të ngushtë në fushën e mbrojtës me Bashkimin Evropian. Gjatë një fjalimi të mbajtur në Parlamentin Kanadez, Mbreti Charles III theksoi rëndësinë e sovranitetit të vendit duke u shprehur: “Një Kanada e sigurt mund të japë shumë më tepër sesa çdo fuqi e huaj mund të na marrë ndonjëherë.”

Presidenti Trump, ka shfaqur vazhdimisht aspirata për aneksimin e Kanadasë dhe e ka kërcënuar atë me masa ekonomike. Ndërkohë, kryeministri Carney, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë në fillim të muajit maj, e ka bërë të qartë se Kanadaja nuk ka asnjë interes për t’u bërë shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara.

Në një postim në platformën X, Carney ndau një pjesë nga fjalimi i mbretit britanik, duke shtuar citimin simbolik: “Veriu i Vërtetë është i fortë dhe i lirë.”

Ndërkohë, zyrtarë të qeverisë kanadeze kanë konfirmuar se po shqyrtojnë mundësinë e përfshirjes në sistemin mbrojtës të propozuar nga Trump, por nuk kanë dhënë ende një vendim përfundimtar. Zyra e Kryeministrit të Kanadasë nuk ka komentuar publikisht lidhur me postimin e fundit të presidentit Trump.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington

Presidenti Volodymyr Zelensky do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme dhe do të takohet me Donald Trump , siç zbuloi ai...
11:59 | 24/07/2026

Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja

Më shumë se 5,300 njerëz janë konfirmuar të kenë vdekur nga tërmetet dhe më shumë se 16,500 të tjerë janë plagosur, sipas një numri të...
10:17 | 24/07/2026

Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit

Një burrë ka vdekur në një incident pengmarrjeje në një degë banke në Regensburg, Bavari, në Gjermaninë jugore. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar pas...
10:03 | 24/07/2026