Rrëzohet avioni i marinës së Koresë së Jugut, humbin jetën 4 anëtarë të ekuipazhit
Katër anëtarë të ekuipazhit humbën jetën pas rrëzimit të një avioni të marinës së Koresë së Jugut të llojit P-3C Orion në qytetin bregdetar juglindor të Pohang.
Ngjarja tragjike ndodhi të mërkurën pasdite, rreth orës 13:43 me orën lokale, kur avioni turbohelikë, i përdorur për patrullime detare, u ngrit nga baza ajrore në qytet dhe u rrëzua për arsye ende të panjohura.
Sipas një deklarate nga Marina e Koresë së Jugut, trupat e katër viktimave janë identifikuar dhe po vazhdon procesi i rikuperimit të tyre. Në përgjigje të incidentit, marina ka krijuar një grup pune për të hetuar shkakun e rrëzimit, ndërsa ka pezulluar përkohësisht operimet me flotën e saj të avionëve P-3C.
Zyra emergjente në Pohang konfirmoi se menjëherë pas rrëzimit, ekipe shpëtimi dhe zjarrfikës u dërguan në vendngjarje pas raportimeve të banorëve për një avion të rrëzuar në një kodër pranë një kompleksi banimi, duke shkaktuar zjarr. Në operacion morën pjesë dy helikopterë dhe rreth 40 zjarrfikës.
Ndërkohë, Marina e Koresë së Jugut është në proces të modernizimit të flotës së saj ajrore me avionë të avancuar Boeing P-8A Poseidon, me ndërtimin e tyre që pritet të përfundojë deri në mesin e vitit 2025. Hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti vijojnë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta