Tiranë/ Lejuan shkelje në trajtimin e mbetjeve spitalore,13 persona dërgohen në gjyq

31 Maj 2025 | 10:44

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq 13 persona, përfshirë 10 zyrtarë të institucioneve mjedisore, të akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe lejuar ushtrimin e aktiviteteve të kompanive në shkelje të lejeve mjedisore.

Hetimet kanë çuar në zbulimin e një skeme të gjerë falsifikimi dhe shpërdorimi detyre, që përfshinte bashkëpunimin mes subjekteve private dhe funksionarëve publikë.

Në kuadër të hetimeve të zgjeruara për çështjen penale nr.1255/2024, janë administruar prova materiale dhe fotografike, si dhe janë marrë deklarime nga të dyshuarit. Pas analizës së të dhënave, u konstatua se subjekti “V.R. Shpk” ka përfituar mbi 30 tendera gjatë periudhës 2017-2022 duke përdorur pajisje të falsifikuara për sterilizimin e mbetjeve, për të përfituar kontrata publike dhe leje mjedisore në mungesë të kapaciteteve reale.

Të pandehurit për falsifikim dokumentesh janë:

  • Elvis Miri, administrator i “V.R Shpk”,

  • Elidiana Shehu, administratore e “E.. Shpk”,

  • Laert Shehu, administrator i “S…. Shpk”.

Ata akuzohen për deklarata të rreme mbi pajisjet teknologjike për sterilizimin e mbetjeve, duke përdorur dokumente të falsifikuara për të përfituar leje mjedisore dhe kontrata publike.

Po ashtu, janë marrë të pandehur 10 zyrtarë dhe inspektorë të institucioneve mjedisore për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Ata janë të akuzuar për moskryerjen e inspektimeve të nevojshme dhe pranimin e dokumenteve të manipuluara, pa verifikuar kushtet reale të instalimeve në terren. Zyrtarët e dyshuar përfshijnë:

  • J.Sh.,

  • E.P.,

  • A.M.,

  • N.D.,

  • T.P.,

  • B.S.,

  • A.K.,

  • B.L.,

  • I.B.,

  • K.A..

Për të gjithë personat e përfshirë pritet një vendim përfundimtar nga gjykata kompetente.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026