Kina kritikon Macronin për krahasimin e Ukrainës me Tajvanin

31 Maj 2025 | 16:26

Kina i është kundërpërgjigjur presidentit francez, Emmanuel Macron, për krahasimin që udhëheqësi francez bëri mes konfliktit në Ukrainë dhe fatit të Tajvanit, duke thënë se këto dy çështje janë “të ndryshme në natyrë dhe aspak të krahasueshme”.

“Krahasimi i çështjes së Tajvanit me çështjen e Ukrainës është i papranueshëm”, u tha në deklaratën e Ambasadës kineze në Singapor, të publikuar në rrjetet sociale më 31 maj, një ditë pasi Macron paralajmëroi zyrtarët e mbrojtjes në Azi që të mos e shohin pushtimin rus të Ukrainës si një problem të largët.

“Nëse ne mendojë se Rusia mund të lejohet të marrë një pjesë të territorit të Ukrainës pa asnjë kufizim, pa asnjë reagim nga rendi botëror, si do ta përshkruanit atë që mund të ndodhë në Tajvan”, tha Macron gjatë dialogut Shangri-La, forumit vjetor të sigurisë në Azi.

“Çfarë do të bënit ditën kur diçka ndodh në Filipine?”.

Ambasada e Kinës iu kundërpërgjigj duke deklaruar se “çështja e Tajvanit është tërësisht punë e brendshme e Kinës. Ekziston vetëm një Kinë në botë dhe Tajvani është pjesë e patjetërsueshme e territorit të Kinës”.

Përderisa Tajvani e konsideron veten shtet sovran, Kina ka thënë se nuk e përjashton mundësinë e përdorimit të forcës që ta sjellë ishullin nën kontrollin e saj.

Gjatë forumit në Singapor, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth paralajmëroi se Kina po “përgatitet” që të përdorë forcë ushtarake për të ndryshuar balancën e pushtetit në Azi, duke shtuar se ushtria kineze po ndërton kapacitete për ta pushtuar Tajvanin “dhe po stërvitet për një skenar real”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prokurorët: Njollat ​​e gjakut të gjetura në objektet në shtëpinë e këngëtarit D4vd dyshohet se janë të 14-vjeçares

Njollat ​​e gjakut në objektet e gjetura nga ish-rezidenca e këngëtarit D4vd në Los Angeles dyshohey se janë të 14-vjeçares, Celeste Rivas Hernandez. Trupi i dekompozuar i...
08:14 | 24/07/2026

Irani refuzon propozimin e ri të SHBA-së për armëpushim

Irani hodhi poshtë të enjten një marrëveshje armëpushimi të SHBA-së, e cila iu paraqit Teheranit nga kryeministri irakian, raportoi The New York Times, duke cituar...
08:11 | 24/07/2026

Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve

Përballë përhapjes së pakontrolluar të zjarreve, qeveria spanjolle shpalli “gjendje të jashtëzakonshme me interes kombëtar” të enjten në mbrëmje deri të premten në rajonin e...
08:06 | 24/07/2026