Trump i ofron akord Teheranit pas alarmit të Agjencisë së OKB-së

1 Qershor 2025 | 11:22

Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Iranit një propozim për një marrëveshje bërthamore, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

Edhe ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi tha se ishte vënë në dijeni mbi elementet e ofertës amerikane nga homologu i Omanit, gjatë një vizite të shkurtër të tij në Teheran.

Lëvizja erdhi pas një raporti të Agjencisë së OKB-së për Energjinë Atomike, se Republika Islamike kishte avancuar prodhimin e uraniumit të pasuruar, një përbërës kyç në prodhimin e armëve bërthamore.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt deklaroi se ishte në interesin më të mirë të Iranit ta pranonte marrëveshjen. “Presidenti Trump e ka bërë të qartë se Irani nuk mund të ketë kurrë bombë bërthamore”, tha Leavitt.

Ajo shtoi se propozimi që i është dërguar Iranit me nismë të presidentit Trump është “i detajuar dhe i pranueshëm”.

Nga ana e tij, shefi i diplomacisë iraniane theksoi se përgjigjja e Teheranit do të jetë në linjë me parimet, interesat kombëtare dhe të drejtat e qytetarëve iranianë.

Detajet e sakta të propozimit nuk janë bërë ende publike. Por ai vjen pasi Agjencia e OKB-së vlerësoi se Republika Islamike posedon aktualisht mbi 400 kilogramë uranium të pasuruar me një pastërti prej 60 për qind, nga 90 që kërkohet për të prodhuar armë me fuqi atomike.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vatikani refuzon propozimin për të lejuar gratë të drejtojnë predikimet në meshë

Vatikani riafirmoi të martën një rregull të hershëm që vetëm një prift mund të mbajë një predikim në një meshë katolike, duke hedhur poshtë një...
08:40 | 24/06/2026

Ngushtica e Hormuzit, Omani hap korridor të ri për lundrim të sigurt

Omani njoftoi të martën hapjen e një korridori të përkohshëm detar për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, duke përmendur përgjegjësinë e tij ndaj...
08:32 | 24/06/2026

Trump urdhëron Departamentin e Drejtësisë të hetojë kompanitë e naftës për çmimet e larta të benzinës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën në mëngjes se i kishte urdhëruar Departamentit të Drejtësisë të hetonte kompanitë e naftës për çmimet e...
08:10 | 24/06/2026