Lewis Hamilton kërkon që zgjatja e kontratës me Mercedesin të mos vonojë si vitin e shkuar

10 Maj 2021 | 16:19

Shtatë herë kampioni i botës në Formulën 1, Lewis Hamilton, kërkon që çështja e kontratës së tij të zgjidhet sa më parë dhe jo si vitin e shkuar.

Kampioni 36-vjeçar deklaroi të dielën, në fund të garës së Spanjës, se “nuk do që t’i nxitojë gjërat”, por që do të donte që “ato të zgjidhen përpara pushimeve të gushtit”.

Piloti i Mercedesit, i cili garën e së dielës e fitoi në mënyrë mbresëlënëse me një duel të fortë me Max Verstappen, e zgjati kontratën aktuale dhjetorin e vitit që shkoi.

Mercedes i dha atij mundësinë edhe për një vit me të drejtë rishikimi, por ripërtëritja kaloi në një kalvar të gjatë shtyrjes për shkak të COVID-19.

Drejtuesi i Përgjithshëm i skuadrës, Toto Wolf, kishte parashikuar që t’i niste bisedimet që në fund të sezonit të shkuar, mirëpo pasi Hamilton mori titullin e 7-të kampion bote, ai u prek nga COVID-19 dhe bisedimet u shtynë.

Pas rikthimit të tij, pak muaj më pas, edhe Wolf u infektua dhe bisedimet u shtynë sërish.

Tashmë situata kërkohet të paraprihet me Hamiltonin që synon që ta ketë të qartë çështjen e kontratës që përpara muajit gusht, kur sezoni kalon në një periudhë pushimi prej rreth dy javësh.

Hamilton garon për Mercedesin që prej vitit 2007 kur asokohe ishte në bashkëpunim me McLaren-in – në vitin 2008 fitoi një titull kampion.

Prej vitit 2013 kur Mercedes ka kaluar më vete dhe atij i është mundësuar një makinë më e fuqishme ai ka mundur të shpallet kampion pothuajse çdo vit – përveç vitit 2016 kur kampion u shpall ish-shoku i skuadrës Nico Rosberg.

Konfirmimi i Hamiltonit do të thotë rishikim se kush do jetë pilot i dytë me Valtteri Bottas në diskutim për t’u zëvendësuar me George Russell.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026