Hamas i përgjigjet SHBA, kërkon ndryshime në planin amerikan për armëpushim

1 Qershor 2025 | 13:31

Lëvizja islamike e Hamasit iu përgjigj propozimit të SHBA për armëpushim duke u shprehur e gatshme të lirojë 10 pengje izraelite ende në jetë dhe të dorëzojë 18 të tjerë të vdekur, në këmbim të një numri të pacaktuar të burgosurish palestinezë.

Por grupimi militant ka kërkuar gjithashtu disa ndryshime në plan, duke përsëritur kërkesat e tij për tërheqje të plotë të trupave izraelite nga Gaza dhe garanci për hyrjen e ndihmave humanitare, pika të cilat nuk janë në tryezë.

Përgjigjja nuk ishte as një refuzimi i pastër dhe as një pranim i kushteve amerikane, të cilat sipas Uashingtonit, janë pranuar nga pala izraelite.

Hamas ka deklaruar se ia ka dorëzuar përgjigjen të dërguarit të Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, me kërkesë direkte të presidentit Donald Trump.

Ndërkohë, të paktën 26 persona janë vrarë në Gaza pasi tanket izraelite hapën zjarr ndaj një qendre ndihmash, duke lënë edhe 150 palestinezë të tjerë të plagosur.

Nga ana e tyre, Forcat Mbrojtëse Izraelite kanë deklaruar se nuk janë në dijeni të dëmeve në njerëz të shkaktuara nga zjarri i tyre, por po e hetojnë ngjarjen.

Izraeli vendosi një bllokadë totale ndaj Gazës dhe rifilloi ofensivën e tij ushtarake ndaj Hamasit më 18 mars, duke shfuqizuar një armëpushim 2-mujor të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një tërmet i fortë godet Meksikën jugore, sa ishte magnituda?

Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë të Rihterit goditi bregun jugor të Paqësorit të Meksikës të martën në mëngjes, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së. Tërmeti...
08:48 | 28/07/2026

Të shtëna pranë Pallatit Presidencial në Mexico City, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi me armë zjarri të ndodhur të hënën pranë Pallatit Presidencial në...
08:43 | 28/07/2026

Finlanda mbyll një pjesë të hapësirës ajrore pranë kufirit me Rusinë

Ministria finlandeze e Transportit dhe Komunikacionit ka njoftuar mbylljen e një pjese të hapësirës ajrore në pjesën juglindore të vendit. Kufizimet zbatohen për rajonin Kaakkois-Suomi...
08:43 | 28/07/2026