Skuadrat shqiptare dominojnë futbollin në RMV, Shkëndija kampion, Shkupi në Conference League

10 Maj 2021 | 16:36

Tre skuadra shqiptare kryesojnë tabelën në Ligën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Shkëndija e Tetovës tashmë para dy javësh ka siguruar titullin e katërt kampion.

Skuadra tetovare e udhëhequr nga trajneri Ernest Gjoka pa konkurrencë ka ruajtur kreun e renditjes në pjesën më të madhe të sezonit.Ndërkohë skuadra tjetër shqiptare, Shkupi ka siguruar pjesëmarrje në garat evropiane për të katërtin vit radhazi.

Kryeqytetasit si nënkampion do të luajnë kualifikimet për Conference League.

Befasia e sezonit është Struga, e cila në vitin e dytë pas ngjitjes në kategorinë më të mirë të futbollit, është vetëm një fitore larg Evropës. Struganët mundën dje Vardarin 1:0, duke çuar kampionët e shumëfishtë edhe zyrtarisht në ligën e dytë.

Tashmë me 2 pikë diferencë ndaj vendit të 4, Strugës i duhet rezultat pozitiv në ndeshjen e fundit ndaj Sileksit për tu bërë ekipi i tretë shqiptar që prezanton Maqedoninë e Veriut në garat evropiane.

Skuadra e katërt shqiptare, Renova do të duhet të luaj balotazh për të siguruar mbijetesën në ligën më të fortë.

Java e fundit në futbollin elitar të Maqedonisë së Veriut zhvillohet më 16 maj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë

Ditën e djeshme ekipi kombëtar i futbollit humbi 1-0 ndaj miqësores me Izraelin në stadiumin “Air Albania”. Në një lidhje live për “Kubi Sportiv” me...
18:53 | 04/06/2026

Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell

Bayer Leverkusen shkarkoi Kasper Hjulmand të enjten pas më pak se një viti në krye dhe punësoi ish-trajnerin e Toulouse, Carles Martinez Novell, si zëvendësues...
16:53 | 04/06/2026

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026