Vriten dy skocezë në një lokal në Spanjë, sulmi kur po luhej finalja e Champions

1 Qershor 2025 | 17:29

Dy shtetas nga Skocia humbën jetën pas një sulmi me armë zjarri në një bar në qytetin bregdetar të Fuengirolës, në jug të Spanjës, mbrëmjen e së shtunës, ndërsa po transmetohej finalja e Ligës së Kampionëve.

Sipas autoriteteve spanjolle, një person i armatosur ka qëlluar disa herë në drejtim të lokalit “Monaghans”, një bar i njohur në zonën turistike të Andaluzisë.

Sulmi ndodhi në një moment kur ambienti ishte i mbushur me klientë që ndiqnin ndeshjen finale të Champions League.

Përfaqësuesi i qeverisë qendrore në provincën e Malagës, Javier Salas, konfirmoi për BBC se viktimat dyshohet të jenë shtetas britanikë nga Skocia.

Ata u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes.

Autori i dyshuar është larguar menjëherë pas ngjarjes, duke shkaktuar panik mes të pranishmëve.

Policia spanjolle ka nisur një hetim për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret

Një raport i ri nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së ka zbuluar dështimet operacionale dhe kritike nga Shërbimi...
22:15 | 03/07/2026

U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë

Një gazetare e cila u rrëmbye në mes të qershorit nga shtëpia e saj në Meksikë është gjetur e vdekur, njoftoi sot zyra e prokurorit të Veracruz....
22:08 | 03/07/2026

Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike

Një zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin turistik të Costa Brava në verilindje të Spanjës, duke detyruar autoritetet të izolojnë më shumë se 10...
21:41 | 03/07/2026