Rriten masat e sigurisë në Stamboll për bisedimet Rusi-Ukrainë
Masat e sigurisë janë intensifikuar në Pallatin Ciragan në Stamboll, ku pritet të zhvillohen raundi i dytë i bisedimeve midis delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës.
Në rrugën përreth pallatit janë shtuar patrullat e policisë, ndërsa disa automjete të forcave të rendit qëndrojnë në gatishmëri. Në ujërat e ngushticës së Bosforit pranë Ciraganit, janë të pranishme tre anije policie dhe dy anije të rojes bregdetare, duke garantuar sigurinë në tokë dhe në det.
Takimi pritet të nisë në orën 13:00 me kohën lokale (11:00 GMT) dhe vjen pas rifillimit të negociatave më 16 maj, pasi një ndërprerje e gjatë prej mbi tre vjetësh.
Në raundin e parë, i cili zgjati rreth dy orë, palët u dakorduan për vazhdimin e bisedimeve dhe për një shkëmbim të madh të të burgosurve në formulën “1,000 për 1,000”, e cila u zbatua me sukses. Kreu i delegacionit rus, Vladimir Medinsky, vlerësoi pozitivisht rezultatet dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e dialogut.
Në raundin e dytë, pritet që palët të shkëmbejnë memorandume që përmbajnë qasjet e tyre për zgjidhjen e konfliktit, ndërsa negociatorët rusë janë të gatshëm të diskutojnë menjëherë detajet e marrëveshjes së paketës për armëpushimin e ardhshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta