Vdekja e turistit anglez në Durrës, arrestohet personi që i dha me qira Jet Ski-në

2 Qershor 2025 | 12:15

Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen tragjike të së dielës, ku një turist 34-vjeçar humbi jetën, ndërsa një 31-vjeçare që ndodhej me të përfundoi në spital, pasi ranë në ujë nga një Jet Ski.

Në njoftimin e kësaj të hëne, policia bën me dije se është arrestuar 56-vjeçari L. Xh., personi që jepte me qira mjetet lundruese.

Ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi nuk kishte pajisur turistët me skafandra mbrojtëse.

Sipas hetimeve paraprake, të dielën, dy turistët anglezë, përkatësisht 34 dhe 31 vjeç, që po lundronin me një Jet Ski, dyshohet se gjatë manovrave kanë humbur kontrollin dhe kanë rënë në ujë.

Nga verifikimet e ekipit të urgjencës së spitalit, që ndodhej në gatishmëri në port, rezultoi se shtetasi S.O., 34 vjeç, banues në Angli, kishte ndërruar jetë, ndërsa shtetasja V.B., 31 vjeçe, po ashtu nga Anglia, u transportua menjëherë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin L. Xh., 56 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Nga veprimet hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, përballë shkëmbit i Kavajës, rezultoi se shtetasi L. Xh., iu ka dhënë me qira një mjet lundrues Jet Ski, shtetasve S. O. dhe V. B., të cilët nuk kanë qenë të pajisur me leje drejtimi për këtë kategori mjetesh lundruese dhe nuk i ka pajisur me skafandra.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026