Durrës, gjenden në det të hapur 2 turistë, njëri ndërron jetë, tjetri rëndë

1 Qershor 2025 | 13:21

Një shtetas i huaj ka humbur jetën dhe një tjetër është gjetur në gjendje kritike nga Policia Kufitare e Durrësit gjatë një patrullimi të rastësishëm.

Sipas burimeve zyrtare, dy personat, të dy turistë të huaj, janë gjetur në det të hapur në kushte të rënda shëndetësore, ndërsa motori i ujit me të cilin udhëtonin ishte i fikur.

Policia Kufitare ka ndërhyrë menjëherë, duke kërkuar ndihmë mjekësore. Fatkeqësisht, njëri prej tyre ka ndërruar jetë sapo ambulanca ka mbërritur në port, ndërsa tjetri është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Dyshohet se shkaku i ngjarjes mund të jetë hipotermia e shkaktuar nga qëndrimi i zgjatur në det të hapur dhe në temperatura të ulëta. Viktimat nuk kishin me vete dokumente identifikimi dhe autoritetet po punojnë për të zbardhur identitetin e tyre dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Grupi hetimor i ngritur nga Policia Kufitare dhe autoritetet përkatëse ka nisur menjëherë hetimet për të sqaruar dinamikën e kësaj tragjedie detare.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026