Tragjedia në Durrës, policia: Çifti i turistëve anglezë u rrëzuan nga Jet Ski
Policia e Durrësit ka dalë me informacion zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë të shënuar në ujërat e Durrësit ku 2 turistë të huaj u gjetën në det të hapur njëri nga të cilët ndërroi jetë.
Sipas policisë, 2 turistët anglezë, 34 dhe 31 vjeç që lundronin me një mjet lundrues Jet Ski, dyshohet se gjatë manovrave kanë humbur kontrollin mbi mjetin lundrues dhe kanë rënë në ujë.
“Shërbimet e Policisë Kufitare, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar me mjet lundrues menjëherë në ndihmë të dy shtetasve që kishin rënë në ujë, duke bërë transportimin e tyre për në port, me qëllim transportimin drejt spitalit. Nga verifikimet paraprake të ekipit të urgjencës së spitalit, që ishte në pritje në port, rezultoi se njëri prej shtetasve që lundronin me Jet Ski, konkretisht shtetasi S. O., 34 vjeç, banues në Angli, kishte humbur jetën, ndërsa shtetasja V. B., 31 vjeçe, banuese në Angli, u transportua menjëherë për në spital në gjendje të rëndë shëndetësore”, bëri me dije policia.
Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë