Berisha akuzon Ramën për dhënie të paligjshme të lejeve për kanabis gjatë fushatës

2 Qershor 2025 | 12:50

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, zhvilloi këtë të hënë një konferencë me gazetarët, ku vijoi akuzat për atë që ai e cilëson “masakra elektorale e 11 majit”.

Në deklaratën e tij, Berisha tha se gjatë fushatës zgjedhore, kryeministri Edi Rama shpërndau në mënyrë të paligjshme leje për kultivimin e kanabisit, me një vlerë të përllogaritur deri në 10 miliardë euro. Sipas tij, kjo është një shkelje flagrante e ligjit elektoral dhe e konventave ndërkombëtare.

“Ligji i miratuar nga qeveria parashikon lejen për mbjelljen e vetëm 200 hektarëve kanabis në të gjithë territorin e vendit. Por në një vit elektoral, kjo sipërfaqe u shumëfishua, dhjetëra, qindra herë më shumë, duke arritur në 29.300 hektarë,” tha Berisha.

Ai e cilësoi këtë një përpjekje kriminale për të ndikuar rezultatin e zgjedhjeve: “Në farsën elektorale të 11 majit, Edi Rama përdori çdo mjet në dispozicion, përfshirë lejet për mbjelljen e drogës, për të kontrolluar dhe blerë votën e shqiptarëve.”

Berisha theksoi se në sipërfaqen prej 29.300 hektarësh mund të mbillen dhjetëra milionë rrënjë kanabis, të cilat, sipas tij, përbëjnë një treg të jashtëligjshëm me vlerë rreth 10 miliardë euro.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Njëri prej tyre kishte thyer këmbën, shpëtohen dy turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë (VIDEO)

Këtë të shtunë është bërë e mundur nxjerrja e dy turistëve nga Kanionet e Gjipesë, ku një çift kishte mbetur i bllokuar pasi njëri prej...
20:04 | 27/06/2026

LIVE- Dita e 28-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ka nisur protesta e qytetarëve para Kryeministrisë teksa këtë të shtunë shënohet dita e 28-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar....
20:01 | 27/06/2026

Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të shtunë shënohet dita e 28-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar....
19:43 | 27/06/2026