Britania 12 nëndetëse të reja bërthamore, Starmer: Të jemi gati për luftë

2 Qershor 2025 | 16:01

Kryeministri britanik Keir Starmer njoftoi të hënën se Mbretëria e Bashkuar do të ndërtojë 12 nëndetëse të reja sulmuese dhe 6 fabrika të reja municionesh, si pjesë e Strategjisë për Mbrojtjen.

Dokumenti i hartuar e vë theksin tek 62 rekomandime, të cilat qeveria duhet t’i përmbushë të gjitha, përfshirë zhvendosjen e Forcave të Armatosura në shtetet me gatishmëri luftarake.

“Kur kërcënohemi nga shtete me forca të armatosura të avancuara, mënyra më efikase për t’i zmbrapsur është të jemi gati dhe t’u tregojmë atyre se mund ta arrijmë paqen përmes forcës”, deklaroi Starmer gjatë një vizite në Glasgou.

Plani, shtoi kreu i qeverisë, është një gur themeli për ta bërë Britaninë më të sigurt, më të fortë, të gatshme për luftë, përmes pajisjeve luftarake moderne dhe përmes aleancave me vendet e tjera.

12 nëndetëset e reja, që do të jenë me fuqi bërthamore, do të ndërtohen gjithashtu në kuadër të marrëveshjes AUKUS, e nënshkruar në vitin 2021 mes Australisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara.

Programi do të shoqërohet nga një buxhet prej 15 miliardë stërlinash, që do të investohen në koka bërthamore.

Një tjetër pikë kyçe e planit është prokurimi i 7 mijë armatimeve me rreze të gjatë veprimi, si dhe shpenzimi i 1.5 miliardë stërlinave për të ndërtuar të paktën 6 fabrika municionesh.

Një nga këto fabrika do të jetë gjithmonë aktive, për të lejuar që prodhimi të avancohet me shpejtësi për të përmbushur nevojat në kohëra kërcënimesh.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Putin përballet me presion në rritje mes luftës në Ukrainë

Revista amerikane Forbes ka publikuar një analizë mbi situatën aktuale të presidentit rus Vladimir Putin, duke e lidhur atë me zhvillimet e luftës në Ukrainë,...
21:44 | 03/07/2026

Yann LeCun: ChatGPT dhe modelet e tjera të IA-së nuk e kuptojnë realisht botën fizike

Shkencëtari i njohur i inteligjencës artificiale, Yann LeCun ka hedhur dyshime të forta mbi aftësitë e modeleve aktuale si “ChatGPT”, duke deklaruar se ato nuk...
21:42 | 03/07/2026

Sulmi me bombë në Monako, idenfitikohet dhe shpallet në kërkim autori: Ishte një ukrainase e maskuar si burrë

I dyshuari kryesor për një sulm me bombë në Monako këtë javë që plagosi rëndë një manjat biznesi të lindur në Ukrainë dhe dy anëtarë të familjes...
21:07 | 03/07/2026