Dështon takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, serbët vonohen gjatë udhëtimit

2 Qershor 2025 | 21:18

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi pati takim bilateral në Bruksel me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Në prononcimin për media pas takimit, Bislimi bëri të ditur se në këtë bisedë u diskutua qasja e re që BE-ja synon të ndërmarrë në fazat e ardhshme të dialogut, si në nivelin e kryenegociatorëve, ashtu edhe në takimet e nivelit të lartë që udhëhiqen nga përfaqësuesja Kaja Kallas.

Zëvendëskryeministri nënvizoi disa tema të rëndësishme që, sipas tij, kërkojnë zgjidhje të shpejtë apo përgjigje nga Brukseli.

Në veçanti, ai përmendi mospërmbushjen e obligimeve nga Serbia në kuadër të menaxhimit të integruar të kufirit, përfshirë ndërtimin e tri pikave kufitare të parapara dhe mungesën e përgjigjes për propozimin e Kosovës për hapjen e pikave sezonale në Dobrosin, Muhovc dhe Breznicë.

Ai gjithashtu ngriti çështjen e certifikatave fitosanitare dhe veterinare, të cilat Serbia vazhdon të mos i pranojë, duke krijuar pengesa për eksportet kosovare. Po ashtu, u diskutua moszbatimi i marrëveshjes për energjinë, veçanërisht dëmet që po i shkaktohen Kosovës nga bllokimi i linjave të interkoneksionit me Serbinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026